Reja: Asllani? Nuk është e lehtë të zëvendësohet Calhanoglu

Reja: Asllani? Nuk është e lehtë të zëvendësohet Calhanoglu

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja, ka folur për mesfushorin shqiptar të Interit, Kristian Asllanin.

Reprezentuesi kuqezi pritet të jetë titullar në ndeshjen Inter-Fiorentina. Zikaltërit do të jenë pa dyshen Calhanoglu dhe Barella.

Reja thotë se nuk është lehtë të zëvendësohet Calhanoglu, por ai beson se Asllani ka cilësi të duhura për të zëvendësuar turkun.

“Edhe pse ka luajtur pak, nuk ka humbur cilësi. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Ka vizion të duhur”, ka thënë Reja.

“Marrja e vendit të Calhanoglu nuk është e lehtë, por Interi mund të ndihet rehat me Asllanin”, ka theksuar Reja.

Share This