Lyoni rikthen Moreira-n në Chelsea, kërkon anësorin e Evertonit
Anësori i Chelsea-t, Diego Moreira, pritet të shkurtojë huazimin e tij tek Olympique Lyon.
“Blutë” e Londrës verën e kaluar transferuan lojtarin nga Benfica vetëm për të huazuar atë në Lyon.
Megjithatë, sipas medieve të huaja, klubi francez dëshiron të shkurtojë huazimin e Moreira-s dhe ta rikthen në Londër.
Lyon synon të zëvendësojë Moreira me anësorin e Everton, Arnaut Danjuma, i cili është i huazuar nga Villarreal-i.