Ra Barcelona, Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Ra Barcelona, Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Athletic Bilbao është treguar “arrë” e fortë për Barcelonën.

Baskët mposhtën katalonasit, me rezultat 4-2, të mërkurën mbrëma duke kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Dueli mes Bilbaos dhe Barcelona, ka prodhuar një superndeshje, me raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.

Ishin baskët të parët që kaluan në epërsi përmes Guuzeta (1’).

Megjithatë, të besuarit e Xavi Hernandez nuk u dorëzuan dhe me një gol të Lewandowskit (26’) dhe një supergoli të Yamal (32’), përmbysen Bilbaon, duke kaluar në epërsi prej 1-2.

Lojë dramatike është luajtur në pjesëlojën e dytë. Sancet (49’), barazoi rezultatin në 2-2, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt.

Në lojën shtesë dy herë nga 15-të minuta, skuadra nikoqire ia doli të shënojë edhe dy gola. Fillimisht Inaki Williams (115’), kalojë në epërsi Bilbaon në 3-2, derisa Nico Willimas (121’), i dha goditjen e fundit “blaugranave’.

Bilbao kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, derisa për Barcelonën kjo sfidë ishte e fundit në këtë gare joshëse në Spanjë.

Share This