Benzema në kërkim të një skuadre, Manchester United jashtë garës
Karim Benzema dëshiron të largohet nga Arabia Saudite.
Ish-qendërsulmuesi i Real Madridit, si dhe simbol i kombëtares franceze, tani është në rrugë përplasjeje me Al-Ittihad.
Olympique Lyon është në gjurmët e tij dhe dëshiron ta sjellë atë në shtëpi, ndërsa Manchester United i Ten Hag është tërhequr nga gara.
36-vjeçari është gati t’i thotë lamtumirë Ligës Saudite. Në të ardhmen e tij, megjithatë, nuk ka dhe nuk do të ketë Manchester Utd të Ten Hag, i detyruar të respektojë udhëzimet e Fair Play Financiar.
Ish-sulmuesi i Los Blancos, për më tepër, fiton më shumë se 85 milionë stërlina në vit me Al-Ittihad dhe është jashtë buxhetit për Djajtë e Kuq.