“Lautaro dhe Haaland më të mirët”, agjenti: Rinovimi? Duroni edhe pak

“Lautaro dhe Haaland më të mirët”, agjenti: Rinovimi? Duroni edhe pak

Lautaro Martinez është kthyer në liderin e Interit. Sulmuesi argjentinas po “fluturon” në sezonin e parë si kapiten i skuadrës së Simone Inzaghit.

21 gola dhe 5 asiste në të gjithë kompeticionet. 26-vjeçari po shkëlqen në fushën e blertë, ndërkohë që tifozët presin rinovimin. Temë rreth së cilës ka folur menaxheri i tij, Alejandro Camano.

“Lautaro po luan në nivele të larta. Gjetja e marrëveshjes së rinovimit nuk është e lehtë, pasi ka disa aspekte që duhen diskutuar. Sot nuk ka një akord real, por jemi të qetë dhe vazhdojmë të bisedojmë me Interin.

Për momentin ka rëndësi skuadra dhe forma që po kalon Lautaro. Ai është i lumtur. Është rritur shumë tek Interi, sot është një futbollist i kompletuar. Lautaro është kapiteni dhe ka edhe dy vite e gjysmë kontratë.

Ka shumë kohë për të folur rreth rinovimit, por le të negociojmë. Për momentin, fokusi është të bëjmë sa më mirë në Serie A dhe Champions. Lautaro është i rëndësishëm në futbollin italian dhe europian.

Deri më sot besoj se ai dhe Haaland janë dy qendërsulmuesit më të mirë në Europë”, theksoi agjenti i argjentinasit. Kapiteni ka kontratë me nënkampionët e Europës deri në 2026.

Share This