“Australian Open”: Eliminohet Alcaraz, Medvedev dhe Zverev në gjysmëfinale
Përfundon në çerekfinale aventura e tenistit Carlos Alcaraz në turneun “Australian Open”.
Spanjolli u mposht 3-1 nga Sascha Zverev në sfidën që zgjati pak më shumë se tre orë.
Gjermani ka fituar me lehtësi dy setet e para 6-1 dhe 6-3. Alcaraz reagon duke fituar setin e tretë 7-6, por dorëzohet në të katërtin të cilin e humbet 6-4 dhe të gjithë takimin me rezultatin 3-1.
Zverev kualifikohet për herë të dytë në karrierë në gjysmëfinalet e Australian Open dhe do të përballet me Daniil Medvedev në sfidën e ardhshme, që do të vendosë se kush nga dy tenistët do të shkojë në finalen e madhe.
Rusi fitoi me rezultatin 3-2 (7-6, 2-6, 6-3, 5-7, 6-4 ) një sfidë të luftuar përballë polakut Hubert Hurkacz. Medvedev kualifikohet për herë të tretë në gjysmëfinalet e Australian Open.
Sfida Medvedev- Zverev është një klasike e tenisit botëror, statistikat flasin në favor të rusit që ka fituar 11 nga 18 përballjet mes tyre.
Plotësohet tashmë tabloja e gjysmëfinaleve për meshkuj në “Australian Open”. Djokovic do të sfidojë Sinner për një vend në finale, ndërsa Medvedev do të luajë kundër Zverev.