Statistikat, Bayerni në 11 vitet e fundit kurrë kaq larg vendit të parë
Bayern Munich luan sot përballë Unionit të Berlinit një ndeshje delikate pasi me 17 takime të luajtura ka grumbulluar plot shtatë pikë më pak se kryesuesit e Leverkusen, të cilët kanë luajtur një ndeshje më shumë.
Në 11 vitet e fundit, ku Bayerni është shpallur gjithmonë kampion, vetëm në një sezon ka parë vetën kaq larg kreut.
Bëhet fjalë për sezonin 2018-2019 kur skuadra bavareze pas 17 ndeshjesh ishte 6 pikë larg vendit të parë.
Diferenca e Bayernit me ndjekëset në 12 sezonet e fundit:
2012-13: 9 pikë nga e dyta
2013-14: 10 pikë nga e dyta
2014-15: 11 pikë nga e dyta
2015-16: 8 pikë nga e dyta
2016-17: 3 pikë nga e dyta
2017-18: 11 pikë nga e dyta
2018-19: 6 pikë nga vendi parë
2019-20: 4 pikë nga vendi parë
2020-21: 4 pikë nga e dyta
2021-22: 9 pikë nga e dyta
2022-23: 3 pikë nga e dyta
2023-24: 7 pikë nga vendi parë