Juve pas yllit të Atalantës, gati 40 milionë euro
Juventus është i interesuar të blejë mesfushorin holandez të Atalantës, Teun Koopmeiners.
Sipas “Sky Italia” torinezët synojnë të sigurojnë shërbimet e 25-vjeçarit holandez.
Koopmeiners po zhvillon një sezon të madh me Atalantën duke ndezur interesimi e disa klubeve evropiane përfshirë edhe gjigantin italian, Juventus.
“Zonja e Vjetër” thuhet se është gati t’ia ofrojë Atalantës 40 milionë euro për holandezin, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër.
Koopmeiners me Atalantën ka kontratë deri në verën e vitit 2027, por, siç raportohet, holandezi mund të bëhet pjesë e Juvës.
Koopmeiners këtë sezon të garave, ka zhvilluar 26 ndeshje ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.