Kalvin Phillips në West Ham?

Kalvin Phillips në West Ham?

Mesfushori anglez Kalvin Phillips raportohet së shpejti do të largohet nga Manchester City.

Reprezentuesi i Anglisë, nuk është pjesë e planeve të Pep Guadiolës, dhe lojtari duket së brenda pak ditësh do të bëhet me skuadër të re.

Sipas medieve britanike, Phillips do të huazohet tek West Hami, një tjetër klub i njohur anglez.

“West Ham është shumë pranë sigurimit të huazimit të mesfushorit deri në fund të sezonit”, shkruajnë mediet në ishull.

Ndryshe, lojtari prej kohësh është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por, siç raportohet, West Hami është destinacioni më i mundshëm për anglezin.

Share This