Ndizet gara për Mourinho-n, ndërhyn edhe klubi i Premier League

Ndizet gara për Mourinho-n, ndërhyn edhe klubi i Premier League

Jose Mourinho është në kërkim të një skuadre të re pas shkarkimit nga Roma.

Për të ardhmen e “Special One” ka folur edhe menaxheri i tij, Jorge Mendes: “Mourinho nuk ka nevojë për prezantime. Titujt e fituar flasin për të, nuk është një trajner çfarëdo. Bëhet fjalë për një trajner special, nuk do të ketë kurrë probleme për të gjetur një ekip”.

Klubet arabe janë vënë në lëvizje për portugezin: “Mourinho ka pasur mundësinë për të shkuar në Arabinë Saudite. Ka zgjedhur që të mos shkojë sepse donte të qëndronte te Roma”.

Megjithatë, nuk janë vetëm klubet arabe që interesohen për Mou.

Sipas ‘le10sport.com’, edhe fondi PIF duket se po mendon për Mourinho-n, por për Newcastle, shkruan telesporti.

Kështu që mund të ketë një kthim në Premier për ish-trajnerin e Chelsea-t, Manchester United dhe Tottenham-it.

Sezoni i Eddie Howe nuk po bind drejtuesit e bardhezinjve, që duket se duan të përfitojnë nga fakti që Jose Mourinho ka mbetur pa ekip pas shkarkimit nga Roma.

Newcastle zuri vendin e katërt në grupin e Champions League të Milan-it dhe aktualisht mban vendin e dhjetë në Premier League.

 

Share This