Spaleti pranë Italisë, pengesë bëhet Napoli
Luciano Spaleti dhe Antonio Conte janë dy kandidatët kryesorë për bankinën e Italisë.
Sipas medieve italiane në këtë sprint final më pranë finishit është ish-trajneri i Napolit, i cili shikohet si i duhuri për të trashëguar ekipin e “braktisur” nga Roberto Mancini.
Në këtë çështje ka shumë rëndësi edhe Napoli. Aurelio De Laurentis do të thotë të vetën në këtë histori pasi Spaleti është ende nën kontratë me klubin kampan. Për të prishur marrëdhënien mes Spaletit dhe Napolit, De Laurentis kërkon euro në këmbim.
Mësohet se pak orsë më parë ka patur një telefonatë mes kreut të Federatës Italiane të Futbollit dhe numrit një të Napolit.
Aty Gravina ka mësuar se për të veshur me “të kaltra” Spaletin duhet të shpenzojë plot 3.2 milionë euro. Është kjo shifra e pretenduar prej De Laurentis, i cili në të tilla situata ka treguar se është një shitës “i shtrenjtë”.