Vjen një lajm i keq për Interin
Yjet e Interit, Nicolò Barella dhe Hakan Calhanoglu do të mungojnë në ndeshjen e së dielës në Serie A kundër Fiorentinës pasi morën nga një karton të verdhë secili në finalen e Superkupës kundër Napolit.
“Nerazzurrët” fituan trofeun e tyre të parë këtë sezon falë golit të Lautaro Martinez në finale të Superkupës kundër Napolit të hënën.
Megjithatë, pati edhe një lajm të keq nga Ryiadh pasi “Nerazzurrët” do të detyrohen të bëjnë pa yjet e tyre të mesfushës Barella dhe Calhanoglu për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Fiorentinës në në “Artemio Franchi”.
Të dy lojtarët kishin marrë katër kartonë të verdhë përpara ndeshjes finale kështu që kartonat e radhës vlejnë edhe për ndeshjen e radhës në Serie-A, përcjellë KosovaPress.
Barella u ndëshkua për protesta në pjesën e dytë, ndërsa Calhanoglu mori kartonin e dytë të verdhë në dy ndeshjet e Superkupës për një faull ndaj Khvicha Kvaratskhelia në 45 minutat e parë.
Prandaj, të dy lojtarët do të mungojnë në ndeshjen e radhës të ligës në kundër Fiorentinës të dielën mbrëma.
Po kështu, sulmuesi i Napolit, Giovanni Simeone, nuk do të jetë në dispozicion ndaj Lazios, pasi ka marrë një karton të kuq sonte.
Interi aktualisht ndodhet i dyti në tabelën e Serie A, një pikë më poshtë Juventusit, por Nerazzurrët kanë një ndeshje më pak.