Eder Militao rinovon kontratën me Realin e Madridit
Nuk do të rikthehet në fushë para muajit prill, por Real Madridi beson shumë në cilësitë e tij dhe për këtë ka vendosur të rinovojë kontratën e tij.
Eder Militao do të veshë fanellën e “Los Blancos” edhe për katër sezone të tjera: mbrojtësit brazilian i është zgjatur kontrata deri më 30 qershor 2028. Pasi mbërriti në kryeqytetin spanjoll në vitin 2019, në moshën 21-vjeçare, “ai është bërë një nga mbrojtësit e qendrës më të mirë në botë”, siç nënvizon vetë Real Madridi.
Me Real Madridin Militao ka fituar 9 tituj: 1 Champions League, 1 Kupë Bote për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 kampionate spanjolle, 1 Kupë Mbreti dhe 3 Superkupa spanjolle. Militao ka luajtur 143 ndeshje në të cilat ka shënuar 11 gola, dhe është pjesë e kombëtares së Brazilit, me të cilën ka luajtur 30 ndeshje dhe fitoi Kupën e Amerikës 2019.