Tregolësh dhe 100 ndeshje si “blaugrana”: Jam në momentin më të mirë të karrierës
Ferran Torres është kthyer në futbollist titullar te Barcelona e Xavit.
Të dielën, ndaj Betisit, ai shënoi një tregolësh dhe dha një asist në ndeshjen e tij të 100-të si “blaugrana”.
Sulmuesi pranoi se po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij. Ai ka shënuar 11 gola këtë sezon, 25 në total si lojtar i Barçës.
100 ndeshje me Barcelonën: “Është një ëndërr e bërë realitet. 100 ndeshje me këtë fanellë më bëjnë shumë të lumtur. Unë dua ta ndihmoj këtë klub në çfarëdo mënyre që mundem dhe shpresoj që të luaj shumë ndeshje të tjera.”
Evolucioni personal: “Unë e shoh veten shumë ndryshe. Kam ndryshuar në gjithçka, si në nivelin personal ashtu edhe në atë futbollistik, ose kur bëhet fjalë për të ditur se si t’i trajtoj gjërat. Kanë kaluar rreth dy vjet e gjysmë, kam mësuar shumë dhe jam në përmirësim të vazhdueshëm. Kjo është ajo që të bën një klub si Barça”.
Mirënjohja për Xavin: “I jam shumë mirënjohës atij, stafit dhe rrethit të tij, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë dhe kjo reflektohet në fushën e lojës”.
Kupa: “Shpresoj që këtë herë të fitojmë, të shkojmë në raundin tjetër të Kupës dhe të vazhdojmë të arrijmë objektivat tanë”.
Momenti më i mirë: “Mendoj se jam në momentin më të mirë të karrierës sime, kam më shumë vetëbesim dhe ndihem më i fortë mendërisht. Kam mësuar se mentaliteti është gjithçka. Është ajo që të bën të fitosh atë vetëbesim që është kaq i rëndësishme për qenë i mirë edhe jashtë fushës së lojës. Disiplina është ajo që të bën të ndryshëm nga të tjerët.”
E ardhmja: “Shumë i uritur, i etur për t’u përmirësuar dhe për të fituar tituj me këtë fanellë dhe për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundem.” /SS/