E konfirmon drejtori i Freiburgut: Florent Muslija na bashkohet tani, ose në verë
Drejtori sportiv i Freiburgut Kelmens Hartenbach ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje direkte me mesfushorin Florent Muslija dhe tani po presin që Paderborn ta pranojë ofertën.
Muslija mungoi në xhiron e fundit në Bundesliga 2, me raportimet se është duke kompletuar kalimin te Freiburg.
Së fundmi për “Kicker”, drejtori sportiv i Freiburgut e ka konfirmuar se gjithçka është kompletuar dhe që nëse jo këto ditë, atëherë 25-vjeçari iu bashkohet në verë.
“Kemi arritur marrëveshje me lojtarin, ai do të na bashkohet në verë më së largëti”.
Para dy javëve, trajneri i Paderbornit Lukas Kwasniok e vlerësoi ofertën e Freibrgut si shumë të ulët, e për këto deklarata Hartenbach shtoi: “Tani e kemi akomoduar sërish Paderbornin. Parametrat e transferimit janë në një skenar real”.
Mediumi gjerman raporton se Freiburg ka ofruar rreth 1 milion euro për shërbimet e kosovarit, që ka kontratë edhe për gjashtë muaj me skuadrën e Bundesligas 2.
Muslija ka qenë i jashtëzakonshëm deri më tani në ligën e dytë të kampionatit gjerman duke realizuar plot nëntë gola, shkruan nacionale.
Tani, mbetet të shihet nëse Paderborn do ta lirojë këto ditë, apo do t’i bashkohet Freiburgut si agjenti i lirë në verë.