Barcelona, hap fals në start

Barcelona, hap fals në start

Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ashtu sikurse shpresohej kampionati spanjoll La Liga për Barcelonën.

Fillimi i sezonit 2023-2024 i ka parë blaugranat, kampionët në fuqi të Spanjës, të barazojnë 0-0 ndaj Getafes në fushën e kësaj të fundit, madje mes shumë polemikash. Jo vetëm arbitrimi, por dhe sjellja e kundërshtarëve në tentativën për të humbur kohën i ka zemëruar katalanasit.

Sikur raporton Sport, Frenki De Jong nuk ka bërë lojë fjalësh për të komentuar ndeshjen, por është treguar i drejtëpërdrejtë.

“Barazimi? Ne sigurisht që duhet të luanim më mirë, por dhe arbitrat duhet të funksiononin më mirë”, ka shpjeguar holandezi.

“Humbja e kohës? La Liga duhet të përshtasë dhe të vendosë rregulla kundër gjithë kësaj situate. Kanë shtuar nëntë minuta në fundin e lojës, që dukeshin shumë, por Getafe ka humbur dhe ka vonuar 25 minuta në pjesën e dytë. Por nuk është faji i Getafes, kjo është puna e tyre. E ky është një turp”.

Pavarësisht hapit të vogël fals, De Jong nuk ka dyshime në realizimin e objektivave sezonalë.

“Jemi duke kërkuar fitimin e kampionatit, si gjithmonë. E dimë që sapo ka nisur dhe ka ende shumë rrugë për të bërë, ndonëse është detyrë e jona që të përmirësohemi”.

Barcelona në ndeshjen ndaj Getafes humbi për shkak të kartonit të kuq Rafinjën, por dhe trajnerin Ksavi Hernandez.

Share This