“Ka shumë zhurmë për mua, por nuk më intereson”, Felix: Luftojmë deri në fund

“Ka shumë zhurmë për mua, por nuk më intereson”, Felix: Luftojmë deri në fund

Joao Felix rikthehet vendimtar për Barcelonën teksa portugezi shënoi në minutën e 90 golin e tretë për katalanasit në ndeshjen ndaj Betis, sfidë e cila deri në atë moment ishte “mbërthyer” në barazim (përfundoi 2-4).

24-vjeçari u aktivizua në minutën e 81 dhe i dhuroi Barçës një gol që i mban “gjallë” shpresat e blaugranave për titullin në LaLiga.

Pas sfidës, sulmuesi theksoi se rreth tij krijohet gjithnjë shumë zhurmë e polemika, megjithatë ai nuk preket nga komentet e jashtme.

“Të them të vërtetën, tani jam mësuar nga njerëzit që flasin për mua, si për mirë ashtu edhe për keq. Ka shumë zhurmë sa herë luaj apo nuk luaj, por mua nuk më intereson më. Më e mira që mund të bëj është të mos shoh dhe të mos dëgjoj asgjë, dua vetëm të eci përpara.

Do të luftojmë për këtë kampionat deri në frymën e fundit, por edhe për Kupën e Champions Leaguen. Në një moment apo në një tjetër, Real Madrid dhe Girona do të lejnë pikë. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje pasi vinë ndeshje të rëndësishme dhe nuk mund të rrezikojmë si ndaj Betis”, u shpreh Felix.

Share This