Klopp: Përse refuzova Mane-n në Dortmund

Klopp: Përse refuzova Mane-n në Dortmund

Në një dokumentar kushtuar jetës së Sadio Mane, Jurgen Klopp ka treguar një prapaskenë, të cilën pakkush e dinte.

“Mbaj mend takimin tim të parë me Sadion. Ndodhi në Dortmund. Kisha përballë një djalosh të ri, me kapele bejsbolli dhe me çufkë flokësh të lyer me ngjyrë të verdhë. Më shumë se një futbollist ngjante me një këngëtar hip-hop. Nuk biseduam shumë, mendova me veten: ‘Po humb kohë më këtë’”, tregon Klopp në dokumentarin “Made in Senegal”.

Gjermani shpjegon se përse nuk kishte firmosur me sulmuesin, me të cilin do të bashkëpunonte vite më vonë në Liverpool.

“Në atë kohë unë në Dortmund kisha një ekip shumë të mirë. Po shikoja për dikë, të cilin mund ta zhvilloja vetë dhe se nuk do të kërkonte që të ishte titullar”, tregon Klopp.

Share This