Australian Open: Kualifikohet Alcaraz, çerekfinalet premtojnë spektakël

Australian Open: Kualifikohet Alcaraz, çerekfinalet premtojnë spektakël

Carlos Alcaraz kualifikohet për herë të parë në karrierë mes tetë më të mirëve të turneut Australian Open.

Tenisti spanjoll ka mposhtur lehtësisht serbin Miomir Kecmanovic, duke dominuar sfidën që e fitoi me rezultatin 3-0 (6-4, 6-4, 6-0).

Në çerekfinale Alcaraz do të përballet me Zverev, që eliminoi Norrie, duke fituar 3-2 një ndeshje shumë të luftuar.

Kualifikohet në fazën çerekfinale të Slam-it të parë të vitit edhe Daniil Medvedev, që ka mposhtur me rezultatin 3-1 portugezin Nuno Borges. Rusi do të sfidojë polakun Hubert Hurkacz për një vend në gjysmëfinale.

Janë mësuar tashmë emrat e tetë tenistëve më të mirë të Australian Open si dhe janë përcaktuar sfidat çerekfinale:

Australian Open – Çerekfinalet

Djokovic-Fritz

Sinner-Rublev

Alcaraz- Zverev

Medvedev- Hurkacz

Share This