Pyetet për fitoren kontroverese të Realit ndaj Almerias, Xavi me deklaratë goditëse
Xavit i është bërë një pyetje e vështirë pas fitores 4-2 të Barcelonës ndaj Real Betisit.
Trajneri i katalunasëve është pyetur nga gazetarët se nëse e kishte parë ndeshjen mes Real Madridit dhe Almerias që përfundoi 3-2 për Los Blancos.
Xavi ka thënë se ai e di se çfarë vendime u morën, por që nuk dëshiron t’i diskutojë, pasi do të sanksionohej.
“Vendimet e gjyqtarit në ndeshjen e Real Madridit? Nëse flasim, jemi të sanksionuar, por të gjithë e kanë parë. Tashmë kam thënë në Getafe se ka gjëra që nuk i kuptoj”, deklaroi trajneri i Barcelonës.
“Ka gjëra që ne nuk i kontrollojmë dhe të gjithë i kanë parë. Mbaj mend në Getafe penalltinë, golin e Joaos në Granada…dhe nuk flitet”.
“Tashmë do të merrnim gjashtë pikë të tjera. Ato nuk janë justifikime, janë realitete”, ka shtuar më tej Xavi.