“Është gjerman”, presidenti Ademi konfirmon se puna e trajnerit është thuajse e kryer
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka njoftuar se puna e trajnerit është thuajse e kryer dhe zyrtarizimi do të ndodhë në ditët në vijim.
Gjatë një interviste për “Kanal 10”, Ademi tregoi se përzgjedhësi i ri është gjerman.
“Është çështje ditësh që do të zgjidhet trajneri. Kemi ardhur deri tek fundi me trajnerët që kemi biseduar. Federata i ka strategjitë e veta dhe kemi diskutuar me trajnerë që na është ofruar ose përputhet projekti i tij me objektivat tona”.
“I kemi tre trajnerë që jemi duke diskutuar dhe sigurisht njëri prej tyre do të jetë. Nuk mund të them se cili është sepse ende jemi në bisedime. Shumë shpejtë do ta shihni trajnerin në Prishtinë dhe edhe në short do të jetë edhe ai. Sigurisht do të jetë një gjerman”, tha ai.