Reali me përmbysje dhe pas një sfidë të ‘çmendur’ mposht Almeria-n
Real Madrid ka fituar më shumë mund në shtëpi ndaj Almerias, që renditet në pozitën e fundit në tabelë, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.
“Los Blancos” edhe pse shiheshin si favorit i padiskutueshëm, ishin në gjumë në pjesën e parë, duke u këndellur në pjesën e dytë duke bërë një përmbysje fantastike nga 0:2 në 3:2.
Pas vetëm 40 sekondave, Nacho Fernandez bëri një gabim amator duke ia falur topin kundërshtarit me Largie Ramazani që realizoi nga afërsia (1’).
Real Madrid nuk krijoi ndonjë rast në këtë pjesë, duke mbajtur vetëm posedimin e topit por larg finalizimit.
Kur askush s’e priste, Edgard Gonzalez realizoi një eurogol nga distanca duke e lënë të shtangur Kepa Arrizabalagan (43’).
Në pjesën e dytë, Real Madrid dominoi në të gjitha aspektet. Fillimisht Jude Bellingham barazoi duke shënuar nga penalltia (57’).
Almeria sërish shënoi përmes Sergio Arribas mirëpo goli u anulua shkaku i një faulli në ndërtimin e aksionit te anglezi (63’).
Ndërsa, për golin e barazimit u përkujdes Vinicius Junior duke shënuar me krahë pas asistimit të Tchouamenit (67’).
Real Madrid realizoi sërish përmes Bellingham mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Heroi i vendasve ishte mbrojtësi Dani Carvajal që realizoi nga afërsia pas asistimit të Bellinghamit (90+9’), transmeton nacionale.
Tani, me këto tre pikë Reali merr primatin në La Liga me 51 pikë derisa Almeria qëndron në fund me vetëm gjashtë sosh.