Werder Bremen trondit Bayern Munich midis ‘Alianz Arena-s’

Werder Bremen trondit Bayern Munich midis ‘Alianz Arena-s’

Shpresat për titull në Bundesligë për Bayern Munich kanë marrë goditje të dielën.

Kampioni në fuqi pas humbjes së befasishme në shtëpi nga werder Bremen ka ngelur shtatë pikë prapa liderit Bayer Leverkusen.

Ndeshja e Javës së tetëmbëdhjetë është mbyllur me rezultat 0-1.

Golin vendimtar për mysafirët e ka realizuar Weiser në minutën e pesëdhjetë e nëntë.

Ko ishte humbja e dytë këtë sezon në Bundesliga e skuadrës së Thomas Tuchel.

Derisa Werder pas kësaj ndeshje ngjitet në kuotën e njëzet pikëve në vend të dymbëdhjetë, Bayern Munich mbetet në vendin e dytë po me një ndeshje më pak se Leverkusen.

Share This