“Çmenden” klubet arabe, ofrojnë 2 miliardë sterlina për tre yjet e Premier League
Klubet e Arabisë Saudite kanë zbuluar objektivat e tyre kryesore, duke përfshirë disa nga yjet e Premier League, nga Kevin De Bruyne i Manchester City, Mohamed Salah i Liverpool dhe Son Heung-min i Tottenham.
Klubet arabe duket se janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 2 miliardë sterlina në fillim të sezonit.
Arabët u përpoqën të joshin Salah edhe verën e kaluar, me Al-Ittihad që ofroi 150 milionë sterlina për shërbimet e tij. Megjithatë, Liverpool nuk ishte i gatshëm ta shiste. Egjiptiani është ende një nga lojtarët më të mirë në botë, duke udhëhequr Premier Ligën me gola dhe asiste edhe këtë sezon.
De Bruyne sapo është rikthyer nga një dëmtim afatgjatë. Megjithatë, në vetëm 21 minuta aksion në Premier League në rikthimin e tij kundër Newcastle, ai shënoi një gol dhe një asist për të vulosur fitoren 3-2 me përmbysje për Manchester City.
Son gjithashtu është rikthyer në kulmin e formës këtë sezon, duke grumbulluar 12 gola dhe pesë asiste në 20 ndeshje në Premier League për Tottenham. Kontratat e të tre lojtarëve në klubet e tyre përkatëse zgjasin deri në vitin 2025.
Saudi Pro League është e vendosur të shpenzojë 2 miliardë sterlina për të shtuar yjet në kampionatin e tyre pas Cristiano Ronaldo-s, Neymar dhe N’golo Kante. /BW/