Jose Mourinho ka një kusht për të kaluar në futbollin arab
Pak ditë më parë, Jose Mourinho u shkarkua nga detyra e trajnerit tek Roma, për shkak të rezutateve të dobëta javëve të fundit.
E tash, lajmet e fundit thonë se ai mund ta vazhdojë punën e tij në futbollin arab.
Thuhet se agjenti i tij, Jorge Mendes ka konfirmuar se Mourinho është i gatshëm që të pranojë ofertën e klubit arab Al-Shabab, por vetëm me një kusht.
Kërkesa e Mourinhos është që klubi të jetë në gjendje të transferoje yje të mëdhenj të futbollit botëror.
Përveç klubit arab, interesim për të nënshkruar me Mourinhon më herët është raportuar se ka pasur edhe Newcastle United.
Al-Shabab momentalisht gjendet në pozitën e 11-të në Ligën Saudite dhe ka disa lojtarë të njohur në radhët e tyre si Ever Banega, Yannick Carrasco dhe Roman Saiss.