Wanda Nara dhe kontrata me Icardin për tradhti. Ja çfarë parashikon
Në Argjentinë po flasin përsëri për Wandagate, skandalin që përfshiu Wanda Nara, Mauro Icardi dhe China Suarez.
Dy vite më parë showgirl-i dhe futbollisti u ndanë për shkak të një flirtimi të dyshuar mes lojtarit dhe aktores.
Pasi palët u pajtuan, Wanda do ta kishte detyruar burrin e saj të nënshkruante një kontratë milioneri për të shmangur tradhtitë në të ardhmen.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, në rast tradhtie sulmuesi do të duhet të dëmshpërblejë gruan e tij me një milion dollarë.
Tani për tani hipoteza duket e pabesueshme: Wanda dhe Icardi duken më të bashkuar dhe më bashkëpunues se kurrë.