Henderson, çfarë gabimi për Cruyff: Doja numrin 14 te Ajax, por…
Ardhja e Henderson emocionoi tifozët e Ajax. Mesfushori është gati të përfshihet në Eredivise, pasi ka kaluar pjesën e parë të sezonit me Al-Ettifaq në Ligën Saudite Pro.
Por një deklaratë e Henderson në konferencën për shtyp tronditi ambientin. Ka të bëjë me Cruyff, legjendën e padiskutueshme të klubit holandez.
Henderson zbuloi: “Kur e dija se mund të vija këtu, shikova numrat e skuadrës për të parë se cilët ishin në dispozicion dhe pashë që 14 nuk ishte i zënë”. Natyrisht, numri 14 është i lirë sepse u tërhoq nga klubi për nder të Cruyff.
Henderson vazhdoi: “Fillimisht mendova se 14 është i lirë, më pas fola me një mikun tim për këtë dhe ndërsa po flisja mendova: ‘Jam i sigurt se ky është numri i Cruyff’.
Më pas: ‘Por nuk është tërhequr?. Kërkuam në Google dhe pamë që ishte tërhequr vërtet dhe gjithçka kishte kuptim”.
Në fund, Henderson zgjodhi fanellën me numrin 6.