De Rossi debuton me fitore, Roma mposht Veronën në “Olimpico”

De Rossi debuton me fitore, Roma mposht Veronën në “Olimpico”

Roma ka arritur të fitojë ndaj Veronës në shtëpi me rezultatin 2-1.

Kryeqytetasit e Italisë arritën të shënonin dy golat që në pjesën e parë. Në minutën e 19’ ishte Lukaku që ndezi sfidën, ndërsa në minutën e 25’ Pellegrini. Në të dyja golat, arkitekti ishte El Shaarawy me dy asistime.

Në pjesën e dytë, Verona kishte shansin e artë në minutën e 64’. Kjo pasi fituan një 11 metërsh por Djuric gaboi ta çonte në rrjetë.

Megjithatë, Verona gjeti golin e ngushtimit të rezultatit në minutën e 76’ falë Folorunsho, por nuk mjaftoi për t’i rrëmbyer pikë vendasve.

Me këtë rezultat, Roma tashmë renditet në vendin e tetë me 32 pikë, ndërsa Verona mbetet në vendin e 18-të me 17 pikë.

Share This