Festë në derbi, Dortmundi argëtohet me “poker”

Festë në derbi, Dortmundi argëtohet me “poker”

Borussia Dortmund konfirmon formën e mirë edhe në Koln.

Verdhezinjtë triumfuan 0-4, duke siguruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë në vitin 2024.

Pjesa e parë dhuroi vetëm një gol. Skemë e nënkampionëve të Gjermanisë nga këndorja. Asist i Julian Brandt dhe gol i Donyell Malen (12’).

Pas golit nisi protesta e dy tifozerive me hedhjen e monedhave në fushë si qëndrim kategorik kundër futjes së investimeve të huaja në futbollin gjerman.

Skuadra e Edin Terzic mbylli llogaritë e ndeshjes në fraksionin e dytë të takimit, teksa shënoi edhe tre gola të tjerë me Niclas Fullkrug dhe Youssoufa Moukoko, ndërkohë që pati sërish festë për Malen.

Në ndeshjet e tjera të ditës, Freiburgu siguroi tri pikë të arta falë suksesit 3-2 ndaj Hoffenheimit, teksa përfunduan në barazim duelet Dramstadt-Eintracht Frankfurt (2-2) dhe Heidenheim-Wolfsburg (1-1).

Në orën 18:30 fillon supersfida e javës së 18-të në kampionatin gjerman mes Leipzigut dhe Bayer Leverkusenit kryesues. Përballje që do të transmetohet live në SuperSport 3.

Share This