“Thonë se jam Ronaldo ose Pele i ri”, Endrick: Ju them vetëm një gjë
Vëmendja e futbollit botëror tashmë është përqendruar tek një prej yjeve të rinj të futbollit brazilian, Endrick, tashmë i blerë nga Real Madridi dhe gati të zbarkojë në Europë verën e ardhshme për të luajtur me Los Blancos.
Gjatë një interviste për CazeTV, talenti 17-vjeçar i Palmeiras foli për menaxhimin e presionit:
“Ka njerëz që flasin dhe thonë se unë jam Pele i ri, Ronaldo i ri. Unë dua të jem vetëm Endrick, pjesa tjetër e asaj që thuhet nuk është e rëndësishme për mua.
“Kam një përgjegjësi të madhe, dua të ul presionin sepse e gjithë kjo mund të ndihmojë familjen time dhe mund të jetë shembull për të rinjtë e tjerë”.
E ardhmja në kombëtare
“Lojërat Olimpike janë një ëndërr për mua, siç është edhe Kupa e Amerikës. Nëse kam forcën dhe aftësinë për të shkuar në Copa America, atëherë nuk do të mendoj për Lojërat Olimpike.
“Nëse nuk do të më grumbullojnë, do të mendoj për kampionatin e ardhshëm dhe Olimpiadën”. /telesport/