Lukaku ka një pretendent të ri, klubi londinez nis tratativën me Chelsea!

Lukaku ka një pretendent të ri, klubi londinez nis tratativën me Chelsea!

Chelsea ka gjetur një pretendent të ri për Romelu Lukakun, që është skuadra e Tottenhamit.

Spurs kanë vendosur të bëjnë një sondazh për 30-vjecarin belg, pasi kanë nevojë për një përforcim në rolin e tij pas lamtumirës së Harry Kane. I cili u shit te Bayern Munchen për 116 milionë euro.

Lukaku që është jashtë projektit të Chelsea, konsiderohet një zgjedhje e leverdishme, pasi kushton relativisht pak. 45 mln euro, dhe ka eksperiencë në Premier League.

Natyrisht nëse vetë futbollisti përqafon këtë aventurë, duke qenë se më parë ka deklaruar se nuk do të kthehet në Premier League. Teksa do t’i duhet të nënshkruajë një kontratë me pagë më të ulët se 10.8 milionë eurot në vit që merr tani.

Gjithsesi, për Lukakun Tottenham është më mirë se Arabia Saudite. Një kampionat që belgu vazhdon ta refuzojë dhe që do ta merrte në konsideratë vetëm nëse nuk do të gjente një skuadër tjetër deri në mbyllje të merkatos.

Lukaku për Chelsean mbetet një problem, pasi i ka deklaruar më parë klubit që nuk donte të përfshihej në epokën e re me Pochettinon. Pas “tradhtisë” ndaj Interit dhe tratativën me Juventusin që nuk mori drejtimin e shpresuar, Lukaku u stërvit vetëm.

Pa ndërveprim me skuadrën e parë në qendrën stërvitore të bluve. Kjo pasi Pochettino ka vendosur që ai të mos ketë asnjë kontakt me skuadrën e parë. Trajneri argjentinas nuk e merr në konsideratë as në këtë moment. Pas dëmtimit të Christopher Nkunkut dhe me Armando Brojën që ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Blutë e Londrës kanë vetëm një sulmues qendre në dispozicion Nicolas Jackson. Pra nuk është vetëm Lukaku që nuk do Chelsean, pasi prej kohësh edhe Chelsea nuk do më Lukakun.

Për këtë arsye kalimi te Tottenhami do të përfaqësonte një zgjedhje të mirë për të dyja palët, edhe pse Juventusi mbetet në dritare. Pasi ra poshtë ideja e shkëmbimit me Vlahovic, me Chelsea që nuk donte të shtonte 40 milionë euro plus kartonin e belgut.

Nëse duan t’i japin Max Allegrit sulmuesin që kërkon, bardhezinjtë duhet të kënaqin kërkesat ekonomike të drejtuesve të Chelseat.

Share This