Asllani: Egnatia na vendosi në vështirësi

Asllani: Egnatia na vendosi në vështirësi

Performanca e mirë e ekipit të Egnatias i ka bërë përshtypje edhe mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Në një prononcim të shkurtër në fund të takimit mesfushori zikaltër tha:

“Egnatia na vendosi në vështirësi edhe pse për ne mendoj se kishte më shumë rëndësi që të shkarkonim pak nga ngarkesa e grumbulluar gjatë javëve të stërvitjet në prag të këtij sezoni të ri”.

Mes të tjerash Asllani vlerësoi edhe paraqitjen e Interit duke theksuar se shokët e tij të skuadrës u treguan në lartësinë e duhur duke evituar humbjen edhe pse kaluan dy herë në disavantazh.

Share This