Bundesliga ngrin nga akulli

Bundesliga ngrin nga akulli

Java e 18-të e Bundesligës nuk do të zhvillohet e plotë si pasojë e motit të keq në Gjermani.

Ndeshja e parë e javës, e programuar për të premten në mbrëmje, midis Mainzit dhe Union Berlin, është shtyrë për shkak të akullit në stadiumin e Mainzit dhe në rrugët e qytetit.

Kushtet janë cilësuar si jo të përshtatshme për sigurinë e shikuesve dhe ndeshja e shtyrë për një datë të pacaktuar ende. Për Union Berlin është ndeshja e dytë që shtyhet për shkak të borës, pas as të dhjetorit në Mynih, kundër Bajernit.

Në ndeshjet e së shtunës, spikat takimi i mbrëmjes në Leipzig, ku skuadra vendase do të presë kryesuesin e kampionatit, Bajer Leverkusen. Laipzig duhet të shmangë rrezikun e Dortmundit për zonën Champions, ndërsa Leverkusen atë të Bajernit në luftën për titull. Bavarezët, që do të jenë spektatorë të shtunën me shpresën se Leverkusen do të frenojë, ndeshjen e tyre e kanë të dielën, kur do të presin Werder Bremen.

Borussia Dortmund do të shpresojë të kundërtën, për një fitore të Leverkusenit në Laipzig, por më parë duhet të fitojë ndeshjen e saj në Këln.

Share This