E ‘rrezojë’ Realin, kjo është deklarata e Simeones

E ‘rrezojë’ Realin, kjo është deklarata e Simeones

Pas eliminimit të Real Madridit nga Kupa e Spanjës, trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, bëri një kompliment surprizë për “Los Blancos”.

“Real Madridi është padyshim më i miri në botë. Ata bëjnë kundërsulm, vrapojnë në distancë, shënojnë nga mesi, pasi kanë një sulmues të madh, prandaj fitojnë pothuajse çdo ndeshje. Nuk është fat. Ata janë të mirë, por ne gjithashtu konkurrojmë mirë.

Të gjitha ndeshjet tona ishin të ngushta. Është shumë e vështirë të fitosh kundër Real Madridit, ata kanë shumë opsione, prandaj fitojnë pothuajse gjithçka”, përfundoi Simeone.

Real Madridi ka pësuar vetëm dy humbje deri më tani këtë sezon, të dyja vijnë kundër Atletiko Madridi në “Vanda Metropolitano”.

Share This