Varane-Man United, çfarë po ndodh?
Episodi i ri i prishjes së marrëdhënieve mes Rafael Varane dhe Man United.
Duke përfituar nga ditët e pushimit të dhëna nga trajneri Erik Ten Hag përpara ndeshjes në FA Cup ndaj Njuport, mbrojtësi francez, për më tepër, ka shkuar për një relaks në borë duke menduar gjithashtu ta publikonte atë.
Në profilin e tij në Instagram ish-mbrojtësi i Real Madrid ka postuar një foto të tij duke buzëqeshur nga një pistë skish në një vend të pacaktuar.
I pashmangshëm reagimi i tifozëve të “djajve të kuq” dhe vetë trajnerit, i cili për momentin, ashtu si shumë klube angleze, u ka ndaluar lojtarëve të tij të praktikojnë sportet dimërore edhe për kënaqësi, kjo për shkak të rrezikut të pësimit të dëmtimeve të mëdha.
Foto, në fakt, nuk tregon që Varane të ketë zhvilluar aktivitet dhe për më tepër menjëherë pas publikimit të postimit anëtarë të menaxhimit të mbrojtësit kanë saktësuar që kampioni i Botës më 2018 nuk ka bërë ski në atë resort.
Për të ditur më shumë do të duhet të pritet rifillimi i stërvitjeve, por lamtumira e Varane nga Mançester përpara fundit të merkatos së janarit është ndaluar. Mbrojtësi ka qenë titullar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe do të duhet të qëndrojë “Old Traford” të paktën deri në përfundim të sezonit atëherë kur dhe skadon kontrata e tij e firmosur më 2021 me Junajted, që mund dhe të vendosë mbi të gjitha të aplikojë opsionin e rinovimit për një vit tjetër.