De Rossi: Nisa këtë profesion prej këtyre dy trajnerëve, kjo Romë ka një “problem”
Daniele De Rossi është pasardhësi i Jose Mourinhos në stolin e Romës.
Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni i verdhekuqve, realizoi ëndrrën e tij të madhe për t’u ulur në pankinën e skuadrës së zemrës.
“Nisa ta dua profesionin e trajnerit prej Spallettit dhe Luis Enriques, të cilët sulmojnë me shumë forca përpara dhe luajnë me katër mbrojtës.
Gjithsesi, kjo Romë është ndërtuar të luajë me tre mbrojtës, kështu që do të bëjmë vlerësimet tona përpara se të vendosim në lidhje me skemën taktike.
Skuadra? Shoh fytyra që më pëlqejnë, djemtë po stërviten fort. Të gjithë janë të gatshëm për të punuar, kam marrë përgjigje të shkëlqyera prej tyre.
Totti? Kam biseduar me Francescon, ai është i lumtur për mua. Më dërgoi urimet më të mira, në ditët e ardhshme do të takohem me të”, thekson 40-vjeçari.
De Rossi debuton si trajneri i Romës në duelin shtëpiak përballë Hellas Veronës, sfidë e programuar për të shtunën (18:00). Live në SuperSport 2.