“Nuk e di nëse do të kthehem te Milani, këtu ku jam po marr shpërblimin për punën që po bëj”
“Unë jap gjithçka që kam, dhe mund të jap edhe më shumë. Por ndjej se po rritem dhe nuk habitem. Njeriu jep dhe më pas merr shpërblimin për mundin e tij”.
Janë këto fjalët e mesfushorit belg Charles De Ketelaere, i rilindur me fanellën e Atalanta, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.
Shifrat dhe paraqitjet tani shpërblejnë belgun që bind në skuadrën e trajnerit Gasperini.
“A kam dyshuar ndonjëherë në veten time në momentet e vështira të muajve të kaluar? Do të thosha një gënjeshtër duke u përgjigjur jo”, tha mesfushori belg.
“Është puna ajo që më shtyn të mos dyshoj dhe të jem i qetë. Më ndihmoi të mos e humbja besimin në veten time. Trajneri Gasperini, me këshillat e tij teknike dhe taktike, bëri mënyrën time për të parë futbollin të evoluojë.
Ai më tha: “Në fushë duhet të jesh protagonist. Kushdo që shënon ose bën një asist është sigurisht protagonist, por mund të jesh edhe një me presing të mirë, duke luajtur mirë si sulmues”, tha De Ketelaere.
“Në qartësinë që kam vënë në zgjedhjen e lojës. Ju mund të përmirësoni teknikën tuaj, por pa qartësi nuk e shfrytëzoni plotësisht. Kjo është arsyeja pse sot ndihem si një lojtar më i mirë edhe në krahasim me versionin tim më të shkëlqyer, kur luaja me Bruges. Sot unë luaj në një ligë që është sigurisht më e vështirë”, tha De Ketelaere, raporton telesporti.
Duke folur për mundësinë e rikthimti te Milan, që e ka huazuar lojtarin tek Atalanta, ai shton:
“Jemi ende në janar dhe ka ende kohë. Sot mendoj se ajo që do të ndodhë nuk do të varet vetëm nga unë dhe më kanë mësuar se duhet të mendoj vetëm për gjërat që mund të kontrolloj. Gjithsesi, jam shumë i lumtur që jam këtu në Atalanta”.