Nëntori i tretë: Kujtohet dalja e UÇK-së, krerët në Hagë (VIDEO)

Nëntori i tretë: Kujtohet dalja e UÇK-së, krerët në Hagë (VIDEO)

Zërin ia dëgjoi në Kuvend, e imazhi i tij nuk e la t’i ikë.

Pamjet kur Rexhep Selimi bëri daljen e parë publike në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e xhiroi krejt Shqipja, bashkëshortja e tij, tani deputete.

Në nderim të kësaj vepre, Rexhepin, por edhe Dautin, e duartrokiti fort vëllai I këtij të fundit, Ramush Haradinaj, teksa po i shihte në ekran, krah Mujë Krasniqit, i rënë dëshmor.

Ky moment historik, iu transmetuan deputetëve, në nderim të ditëve të shënuara të nëntorit.

Në kujtimin e periudhave të lavdisë, nuk u harruan ish-krerët e UÇK-së, që tani po mbahen në Hagë.

Teksa u fol për këto kohë e personalitete, para deputetëve u lanë dy flamuj, ai kombëtar dhe i UÇK-së.

Të tillë u vendosën edhe tek Lista Serbe, por nga aty u hoqën shpejt.

Por, krejt këta mbetën tek të tjerët, e pikërisht para simboleve në foltore, një ligjvënëse zgjodhi të bëjë një dedikim.

Po këtu u përmend edhe një tjetër zhvillim që zë vend në këtë muaj.

Këto e përkujtime tjera të rëndësishme u zgjodhën të veçohen tash në prag të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, por edhe datave tjera të shënuara historike. /klankosova/

Share This