
“VS”, Rama vë në garë projektet e tij me ato të Qeverisë Kurti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një publikim të ri, përmes të cilit ka vënë përballë projektet e Qeverisë së Kosovës dhe ato të Komunës së Prishtinës.
Rama ka publikuar një video në platformën TikTok, ku paraqitet një krahasim mes projekteve të realizuara nga ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti dhe projekteve të komunës që ai drejton.
Kryetari i kryeqytetit nuk ka dhënë ndonjë shpjegim shtesë për publikimin, por videon e ka shoqëruar vetëm me mbishkrimin “VS”, duke lënë të kuptohet se synimi është të vërë në krahasim punën e dy institucioneve.
Ky publikim vjen në një periudhë kur Rama ka bërë të ditur edhe ambicien e tij politike për të synuar postin e kryeministrit të Kosovës.
Videoja e tij është një tjetër sinjal i aktivitetit të kryetarit të Prishtinës në rrjetet sociale, ku ai shpesh promovon projektet dhe punën e komunës.

