
Mesazh nga Kuvendi, Kadrijaj për krerët e UÇK-së: Gëzuar 28 Nëntorin!
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë një deklarimi në Kuvendin e Kosovës, ka përcjellë një mesazh urimi për 28 Nëntorin, duke përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë.
Kadrijaj ka thënë se dëshiron t’i përshëndesë nga Kuvendi ish-krerët e UÇK-së, të cilët, sipas saj, po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ajo u ka përcjellë urimet për festën e 28 Nëntorit, duke shprehur shpresën që festën e ardhshme ta presin të lirë.
“Dua t’i përshëndes krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe t’ua uroj 28 Nëntorin. Shpresojmë që 28 Nëntorin e ardhshëm ta presin në liri”, ka deklaruar Kadrijaj. /ER/

