Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

Serbia cakton datën e zgjedhjeve presidenciale, qytetarët votojnë më 27 dhjetor

Serbia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme presidenciale më 27 dhjetor 2026. Vendimi është shpallur nga kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, i cili ka firmosur dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e shtetit.

Gjatë njoftimit në sallën e Asamblesë Kombëtare, Çupiç bëri të ditur se data e votimit është përcaktuar në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin zgjedhor të vendit.

“Në përputhje me nenin 114 paragrafi 2 dhe nenin 120 paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, si dhe nenin 9 të Ligjit për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës, shpall zgjedhjet për Presidentin e Republikës së Serbisë, të cilat do të mbahen më 27 dhjetor 2026”, deklaroi Çupiç.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë pas dorëheqjes së ish-presidentit Aleksandër Vuçiç më 27 shtator, i cili u largua nga posti për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të tetorit. Pas dorëheqjes së tij, Çupiç mori edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së presidentit. /RTSH/

Share This