
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, janë parë duke bashkëbiseduar gjatë pritjes tradicionale të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, në prag të 28 Nëntorit.
Pritja është organizuar nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucionalë, politikë dhe personalitete publike. /GE/

