Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”

Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden Sabre”, të organizuar nga misioni i KFOR-it, së bashku me Policinë e Kosovës, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se përmes këtij ushtrimi pjesëtarët e FSK-së kanë dëshmuar profesionalizmin, aftësitë operacionale dhe gatishmërinë për reagim të koordinuar në situata të ndryshme të sigurisë dhe emergjencave, raporton rtk.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi dhe ndërveprueshmëria me KFOR-in dhe institucionet e tjera të sigurisë mbeten të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Share This