Mbappe: I meritoj paratë që fitoj, nuk ia kam vjedhur askujt
Kylian Mbappe ka folur në reportazhin “Envoye Special”, i cili transmetohet në “France 2”.
Ai flet për dëshirën për të krijuar familje, racizmin, viktimë e të cilit ishte, zhgënjimin e tmerrshëm që jetoi gjatë finales së Kupës së Botës 2022 kundër Argjentinës, dëshirën për të garuar në Lojërat Olimpike 2024, marrëdhëniet me prindërit, të ardhurat e tij.
Çështja e së ardhmes së tij, e cila është në qendër të vëmendjes, nuk trajtohet, megjithëse futbollisti pranon se PSG-ja dëshiron ta dijë sa më shpejt se çfarë do të bëjë, nëse do të rinovojë apo jo.
Mbappe e njeh atë që do të donte të bënte në jetën e tij të përditshme: “Të shkoj të ha qetësisht në një restorant, të dal me miqtë, por të mos lejoj askënd të më shohë… Të nesërmen, një mëngjes i mirë në diell, hipur mbi tarracë. I admiroj gjërat e thjeshta në jetë”.
Sa iu përket të ardhurave vjetore, ai nuk e mohoi se fiton rreth 100 milionë euro në vit.
“E vërteta është se nuk e di saktësisht… Në moshën 12-vjeçare kam menduar gjithashtu se ka shumë para në futboll. Unë i meritoj paratë që fitoj, nuk ia kam vjedhur askujt. Kështu funksionon bota e futbollit”, ka shtuar ai.
Nëna e tij, Fayza Lamari, është pjesë thelbësore e këtij reportazhi, së bashku me Delphine Verheyden, avokaten e Kylanit Mbappes.
“Nuk ka faj apo turp. Nëse do të na kishim afruar 1 miliard euro, do t’i kishim pranuar, sepse është sistemi që e dëshiron këtë”, thotë ajo për rinovimin e Kylianit me PSG-në.