Kyle Walker, një jetë e dyfishtë
Mediat britanike ka mbushur faqet me skandalin e fundit që ka përfshirë futbollin anglez.
Zbulohet se Kyle Walker, futbollisti i Mançester Sitit, bënte prej vitesh një jetë të dyfishtë. Ai kishte krijuar dy familje, me dy gra, me të cilat kishte edhe fëmijë.
Skandali Kyle Walker (Kajl Uoker) pushton faqet e gazetave angleze. Deklaratat e modeles Lauryn Goodman (Lorin Gudman) për The Sun kanë sjellë një stuhi të vërtetë rreth mbrojtësit të kombëtares angleze dhe Manchester Cityt, i cili akuzohet se e ka bërë jetë të dyfishtë.
Ai ka krijuar dy familje, me dy gra, me të cilat ka edhe fëmijë. Futbollisti është i martuar prej vitesh me bashkëshorten e tij Annie Kilner (Ani Kilner), nënë e tre fëmijëve të tij, në pritje të të katërtit, pasi ajo është aktualisht në muajin e gjashtë të shtatzanisë.
Por njëkohësisht Kyle Walker ka ndërtuar edhe një tjetër familje me Goodman.
E kjo e fundit, një modele ka zbuluar gjithçka: “I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Annie. Se ai është babai i vajzës sonë e ne duhet të krijonim tashmë familjen tonë dhe të dilnim publikisht me fillimin e vitit 2024. Nuk doja t’i shkaktoja më shumë dëm Annit dhe të vazhdoja të quhesha e dashura e Uokerit. Por Kajl ishte shumë i dobët për t’i thënë gjithçka asaj”.
E kështu, ndërsa Walker ishte larg në Everton në Boxing Day, Goodman telefonoi bashkëshorten e lojtarit për t’i treguar të vërtetën. Ajo i kishte kërkuar prova dhe modelja i kishte treguar testin e ADN-së së vajzës. Në fakt lidhja e Uokerit me modelen nuk ishte sekret, pasi të gjithë lojtarët e Sitin e dinin këtë.
E pas kësaj, pas 12 vitesh së bashku me 3 fëmijë dhe i katërti në pritje, Annie Kilner bëri menjëherë kërkesën për divorc me Kyle Walker.