Mirlind Daku, gol nga një pozicion i pamundur

Mirlind Daku, gol nga një pozicion i pamundur

Mirlind Daku vazhdon të tregojë klasin e tij me Rubin Kazan, pavarësisht se spektakli i tij më i fundit është shfaqur gjatë një seance stërvitore.

Gjatë stërvitje së djeshme, sulmuesi kuqezi u tregua konkret me golat e shënuar.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, si asnjëherë tjetër, ka bërë një veprim që i ka befasuar të gjithë. I vendosur pas porte, Daku ka tentuar me një gjuajtje nga një pozicion i pamundur për gol, por në fakt ia ka dalë mbanë duke e dërguar topin në rrjetë.

Ndërkohë, nuk ka munguar dhe festimi pas veprimit të bërë, si nga ana e tij ashtu dhe nga shokët e skuadrës.

Share This