Krasniqi viziton familjen, pas ardhjes për arsye humanitare

Krasniqi viziton familjen, pas ardhjes për arsye humanitare

Jakup Krasniqi është duke vizituar në familjen. Ish-kryeparlamentari i Kosovës ka ardhur sot në vend për arsye humanitare, duke shfrytëzuar mundësinë për të qëndruar pranë familjarëve të tij.

Vizita lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, ndërsa organizimi dhe përcjellja e saj u bënë nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse.

Në lagjen ku ndodhet shtëpia e Krasniqit janë vendosur forca të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, disa automjete që po qëndronin në afërsi të shtëpisë janë larguar nga vendi.

Kjo vizitë përbën një nga rastet kur Gjykata Speciale ka lejuar kthimin e përkohshëm të një personi të paraburgosur në Kosovë për arsye humanitare, raporton rtk.

Share This