Alcarazi tutje në fazën tjetër të Australian Openit
Carlos Alcaraz ka kaluar në rundin e tretë të Australian Openit pas fitores ndaj Lorenzo Sonegos.
Spanjolli arriti të fitojë me rezultat 3:1 në sete, 6:4, 6:7, 6:3 dhe 7:6.
Numrit dy në botë iu deshën tri orë e gjysmë për të kaluar në fazën tjetër.
Ai në fazën tjetër do të ketë punë me fituesin e meçit mes Juncheng Shengut dhe Sumit Nagalit.