Shqipëria dhe Kosova në vazon 3, zbulohet skenari për Euro 2028

Shqipëria dhe Kosova në vazon 3, zbulohet skenari për Euro 2028

Kuqezinjtë dhe dardanët pozicionohen në të njëjtën vazo përpara shortit të 6 dhjetorit në Belfast. Irlanda siguron vendin në vazon e dytë, ndërsa Kosova zbret një shkallë më poshtë.

Shtohen qartësitë për ndarjen e vazove në shortin e eliminatoreve të Kampionatit Europian 2028. Sipas projeksionit të publikuar nga Football Meets Data, bazuar në renditjen e ndërmjetme të Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova do të pozicionohen në vazon e tretë.

Për kuqezinjtë ky është një pozicion që i vendos në një grup me disa prej përfaqësueseve të njohura të futbollit europian, ndërsa për Kosovën vjen një zhvillim jo pozitiv: dardanët zbresin nga vazoja e dytë në të tretën. Irlanda është skuadra e fundit që ka siguruar matematikisht pozicionin në vazon e dytë.

Në total, 54 përfaqësueset janë ndarë në pesë vazo. Katër të parat përmbajnë nga 12 skuadra, ndërsa vazoja e pestë ka gjashtë përfaqësuese. Ndarja bazohet në renditjen e ndërmjetme të Ligës së Kombeve dhe, sipas tabelës, skuadrat e shënuara me simbolin e gjelbër e kanë siguruar matematikisht pozicionin e tyre, pavarësisht rezultateve të mbetura. /tch/

Share This