Immobile: Kam refuzuar oferta nga Arabia, nuk e kam ende ritmin e plotë të garës
Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka pranuar në konferencën për shtypin para gjysmëfinales së Superkupës së Italisë, kundër Interit, se ka pasur oferta shumë të rëndësishme ekonomike nga Arabia Saudite.
“Arabia, në të ardhmen? Është një kampionat që po rritet, edhe infrastruktura është përmirësuar shumë. Të gjithë po i hedhin sytë nga Arabia. Në të kaluarën kam pasur bisedime për t’u transferuar në këtë kampionat, por më pas asgjë.”
Sipas Immobile, ishin dy klube arabe që bënë oferta konkrete:
“Jam munduar të jem sa më i ndershëm me veten dhe të tjerët. Vendosa të qëndroja te Lazio për të çuar përpara një projekt të rritjes së skuadrës dhe të klubit.”
Në fund, një koment për ndeshjen me Interin:
“E ndiejmë peshën e ndeshjes. Kemi pak kohë për t’u përgatitur takimet. Jemi krenarë për rrugëtimin tonë dhe që kemi arritur deri këtu.
Si ndihem? Më mungon pak ritmi i garës, ishte shumë e rëndësishme që luajta 15 minuta kundër Lecces. Jam stërvitur për të qenë në maksimum për këtë ndeshje.”